Një hapësirë e re shumë funksionale mirëpret të gjthë ata që duan të shfrytëzojnë kohën e tyre të lirë në mënyrë frytdhënëse, duke zhvilluar talentet dhe njëkohësisht duke rritur shkallën e dijeve të tyre.

Krijimi i Qendrës Multifunksionale “Ten” vjen si rjedhojë e një pune disavjeçare të Bashkisë së Tiranës. Struktura e vjetër e ish-kinema “Dajtit” pranë Tirana Backpaker Hostel, është transformuar në mënyrë rrënjësore, duke u kthyer në një qendër shumëfunksionale për rininë. Kjo hapësirë synon t’u japë atyre mundësinë për t’u shoqërizuar në kushte e standarte evropiane.

Qendra Multimediale “TEN” është e pajisur me:

Sallën Qendrore e cila është konceptuar për 130 persona dhe do kryen funksionet e mëposhtme:

  • Projeksion për filma, dokumentarë, materiale didaktike, prezantime, Power Point etj
  • Teatër, shfaqje, prova
  • Koncerte të muzikës klasike, të lehtë dhe popullore instrumentale
  • Pritje zyrtare, me pjesëmarrje të gjerë, mbledhje forumesh komunitare, festime etj
  • Ambjenti i fëmijëve shërben si laborator krijues për grupmoshat 3 deri në 13 vjeç, me grupe jo më shumë se dhjetë veta.

Funksionet e saj janë:

  • Pikturë e lirë imagjinare
  • Punime me plastelinë e materiale të riciklueshme
  • Tregim dhe interpretim historish e përrallash
  • Pjesë teatrale të shkurtra për nxitjen e talenteve
  • Ndjekje e projeksioneve për fëmijë apo materialeve didaktike

Atriumi i Librit, perla elitare e Qendrës Multivalente e ndërtuar në katin e dytë të ngrehinës me elemente të shumtë transparence, u shërben të rinjve për një sërë funksionesh:

  • Takimet e librit, prezantime nga vetë autorët për një rreth të kufizuar vizitorësh
  • Qarku i leximit, me pjesë të zgjedhura nga botimet e reja apo vepra të shquara të letërsisë; lexim, analizë mbi konceptin letrar, bisedë strukturore etj
  • Kursi teatror apo grupet teatrore do të kryejnë provat e memories së tekstit
  •  Sallë leximi individual
  • Pritje zyrtare me numër të kufizuar, takime, prezantime

Dhoma Muzikore kryen funksion didaktik, në bazë të një axhende të krijuar nga drejtuesi i Qendrës. Larmia e grupeve do të vendoset në bazë të kërkesës. Një grup do të përbëhet maksimalisht nga 5 veta.

Funksionet e Dhomës së Muzikës janë:

  • Kursi i trajnimit vokal (këngë)
  • Kursi i veglave muzikore (kitarë, piano, violinë)
  • Kursi i kërcimit
  • Regjistrimi vokal i demove
  •  Trajnime për spiker radiofonik

Laboratori Pamor është ambjenti ku piktura, instalacioni dhe fotografia do të kenë hapësirën e tyre të dedikuar. Ky ambient do të jetë i hapur për të gjithë ata që adhurojnë artet pamore, nga mosha 14-60 vjeç.

Funksionet e Laboratorit Pamor janë:

  • Kurset e pikturës
  • Kurset e instalacionit
  • Design – Grafik
  • Fotografi
  • Ekspozim Arti

 

Events qe ndodhin tek Qendra multifunksionale TEN