Pianodrom / International Piano Festival, Second Edition / Festival Pianistik Ndërkombëtar, Edicioni i Dytë / 14 Tetor 2014 – 9 Mars 2015. Universiteti i Arteve (Salla e Madhe) – Sheshi ‘’Nënë Tereza’’ Tiranë.

Edicioni i dytë i Pianodrom fton një tufë avionësh të ulen nga 14 tetori 2014 deri në 9 Mars 2015 mbi këtë platformë Ndërkombëtare të Festivalit më të Madh në Shqipëri, për të sjellë në skenën shqiptare nga sallat më prestigjioze të botës yje të pianizmit nga Gjermania, Italia, Austria, Rusia, Zvicra, Çekia, Malajzia, Slovakia, Kroacia, Shqipëria.

Hyrja në koncerte është e vlefshme  me bileta individuale për çdo koncert.

Çmimi e biletës për koncertet e datave 14/10, 03/11, 27/11, 05/01, 06/01, 26/01, 02/03 dhe 09/03, është 500 lekë  (plate) dhe 250 lekë (galeri). Për të gjitha koncertet e tjera çmimi i biletës është 300 lekë (plate) dhe 150 lekë (galeri). Per koncertin e dates 21/10 hyrja është  e lirë.

*Ndalohet rreptësisht hyrja në koncerte pa biletë! Entry in concerts is strictly prohibited without appropriate ticket!

* Të gjitha koncertet do të zhvillohen në sallën e madhe të Universitetit të Arteve (ora 19.00). Matiné Video Projeksion dhe Masterklase në Sallat: Black Box & Salla e Pedagogëve ‘’Albert Paparisto’’.

Bordi organizativ:

President: Prof. Aleksandër Peçi (Mjeshtër i Madh) 

Drejtor Artistik: Etrita Ibrahimi 

Marrëdhëniet me Publikun e Median: Prof/As Dorian Çene 

Sekretaria: Lola Bicja 

Koordinatore me mediat: Aurora Daka