Në Teatri Kombëtar për Fëmijë, në datat 17 dhe 18 nëntor, në orën 10:00 vjen në skenë si Projekt i të Rinjve shfaqja E Bija e Hënës dhe e Diellit.

Erion Kame, regjisor i shfaqjes, ka bërë një përshtatje të legjendës shqiptare me të njëjtin titull dhe elementet tradicionale shprehen edhe në gjuhën e skenografisë e realizuar nga Sofi Kara dhe të muzikës e kompozuar nga Miron Kotani.

Interpretojnë aktorët: Anila Muçaj, Florian Kokona, Sonjela Babaliu, Erion Kame, Alma Memo. Skulptore Matlinda Mehmetaj, teknik kukulle Edmond Papathimiu.