10 Vjet Martesë nga Halil Vardar perkthyer nga Ylljet Alicka. Me regji të Inis Gjoni, skenografi Arjan Mio, kostumet Julinda Harrallambi. Interpretojnë: Genci Fuga, Eni Jani.

Sinopsi: Ngjarja zhvillohet në ditët e sotme. Liza dhe Aleksi janë të martuar prej dhjetë vjetësh dhe kanë dy fëmijë. Ndërsa Liza në ditën e përvjetorit e të marteses po mundohet të krijojë një atmosferë sa më romantike duke u munduar të paraqitet përpara Aleksit sensuale dhe joshëse, po ate ditë Aleksi i rrëfen se e tradhëton dhe se kërkon të divorcohet.

Që në momentet e para të komedisë shpërthen në një ortek zënkash dhe pakënaqësish të të dyja palëve, duke hedhur të gjithë helmin e mbledhur në këto vite. Ata nisin të zbrazin të vërtetat e pathëna të bashkëjetesës, duke shprehur zhgënjimet e pësuara, tradhëtitë, xhelozitë, pakënaqësitë e dëshirat e tyre në një përpjekje për të gjetur fajtorin. Ndaj autori në këtë moment kthehet në retrospektivë dhjetë viteve më parë, atje ku lindi dhe dashuria e tyre duke treguar një pamje të qartë të kësaj bashkëjëtese.

Përgjatë këtij rrugëtimi ndeshem situata tradhëtie dhe konflikte, por nga ana tjetër shohim dhe momente të bukura të jetës bashkeshortore. Atmosfera tensionuese, konfiktuale dhe pasionale përcon gjithë komëdinë.

Por në vorbullën e kësaj situate të pashpresë mosmarveshjesh ku gjithcka duket se ka përfunduar, autori në fund na jep një zgjidhje befasuese duke na cuar shumë vite para ku na paraqet këtë cift tashmë të moshuar ku shikohet se e kanë kaluar jetën bashkë. Me sa duket kompromisi është arma e fundit e një dashurie të mbaruar.

Mesazi; Jeta bashkëshortore nuk duhet të kalohet si një normë vetëm e vetëm për të pasur në fund të jetës diku ku të varemi, por duhet shfrytëzuar shancin që na ofrohet e të bërit njëri-tjetrin të lumtur pak dhe nga pak për cdo ditë. Jeta është e shkurtër ndaj s’duhet të lodhemi që të japim me shumë dashuri cdo ditë dhe jo ta kthejmë dashurinë në një norme për konsumim.

 Bileta kushton 500L.